Një zyrtare e lartë e listës “Guxo” në degën e Pejës, kohë më parë kishte dërguar një mesazh redaksisë së portalit Parrotlla.org, ku tregonte se si janë shfrytëzuar nga drejtuesit e kësaj liste, të cilën e quan “Lista Fantome Guxo”.

Siç duket edhe në rrjetet sociale, ajo nuk e ka ndërmend të ndalet duke ua kërkuar parat, të cilat thotë se zyrtarët e kësaj liste ia kanë borxh, pasi që nuk i kanë paguar as zyrat e as shpenzimet që ka pas dega e Listës Guxo në Pejë.

Së fundmi, ajo i ka reaguar Faton Pecit, pasi ky i fundit kishte deklaruar se ministrinë që e udhëheqë ai, e ka gjetur me 40 milionë euro borxhe.

Ajo, në një status në profilin e saj në facebook, i thotë ministrit Peci “Ishalla e len sa ma shpejt qysh e ki gjet këtë ministri”.

Postimi i saj i plotë:

Ishalla e len sa ma shpejt qysh e ki gjet

E nuk e len si Listën Fantome GUXO që nuk ekziston hiç.

Ky ma mirë ish kanë me tregu sa ka përfitu prej donatorëve, biznesmenëve, mërgimtarëve e nuk i kanë deklaru askund njerëzit që kanë jep për fushatën e Listës Fantome GUXO, e kta i kanë hangër vet as si kanë pagu kujt zyre as shpenzimet e zyrës as fushatës, cent kujt s’i kanë jep, e nuk del me tregu qysh i rrejtëm njerëzit, ju thamë hapni zyret se kur t’i marrin paret e Deputetëve nga KQZ kemi me jau pagu edhe e regjistron partinë, kemi ba marrëveshe me Albinin me jau jep paret, këto nuk i tregojnë se i kanë tubë, i hanë vet rrencat edhe hale po dojnë me i rrejt popullin me Lista Fantome Guxo, me do kandidatë që s’din as kur janë hy në Listën Fantome Guxo, do profitera rrenca.

Ky le ta qet borxhin e vet si ka pagu kujt zyre të Listës Fantome Guxo dhe neve na ka borxh.

Le t’i tregojnë sa pare i kanë marrë nga donatorët e biznesmenët dhe bashkatdhetarët e si kanë deklaru kërkund hiç.

Ku mbeten vullnetartë e Kryqit të Kuq, ti s’ki ftyrë me e kritiku askënd, mashtrues ordinera ishit kanë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *