Gjatë takimit, znj. Bomberger shprehu përkushtimin e ICPM-së për identifikimin e personave të identifikuar gabimisht, përmes metodës së ADN-së, për vitet 1999-2003, saktësisht kohën kur kjo metodë nuk është përdorur.

U bisedua edhe për çështjen e riatdhesimit të trupave, proces ky të cilin ICMP është ofruar që ta lehtësojë.

Kryeministri Kurti falënderoi znj. Bomberger dhe kolegët e saj për përkushtimin e tyre maksimal ndaj çështjes së personave të zhdukur me dhunë, çështje kjo që për Qeverinë e Republikës së Kosovës ka rëndësi esenciale e kërkon adresim të menjëhershëm.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë edhe për rregullimin e çështjes së pensioneve për familjarët e të zhdukurve.

Të pranishëm gjatë takimit ishin edhe zëvendëskryetarja e parë e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, udhëheqësi i Komisionit për Personat e Zhdukur në Republikën e Kosovës, njëherësh kryetar i Komisionit Qeveritar për Perosnat e Pagjetur z. Andin Hoti, këshilltarja ligjore e kryeministrit znj. Tea Blakaj-Hoxha dhe Furtuna Sheremeti.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *