Aktori Jean-Paul Belmondo, një figurë e njohur, eksentrike dhe e diskutueshme e kinemasë franceze, vdiq sot në shtëpinë e tij në Paris në moshën 88-vjeçare, njoftoi avokati i tij.

“Ai kishte kohë që ndihej shumë i lodhur. Ai vdiq në heshtje”, tha Michel Godest.

Aktori, i njohur me nofkën Bebel, ka marrë pjesë në 80 filma dhe lë pas tij role të paharrueshme, si debutim i tij “Pa frymë” ose i varur në një helikopter mbi Venecia në filmi “Marioneta”.

I lindur në Neuilly sur Seine, pranë Parisit, ai kishte gjak italian në vena, sespe babai i tij ishte një skulptor i mirënjohur, Paolo Raimondo.

Pas një debutimi në teatër, Belmondo vlerësohet si protagonist i ri në “Sinners in Blue Jeans” (Mëkatarë me bluxhinse) nga Marc Allegret (1958), por gjithashtu i jep besim Claude Chabrol-it ta drejtojë atë në “Një mandat i dyfishtë” (1959 ).

Prej aty fillon rruga e tij paralele me Alain Delon, i cili po verbonte audiencën falë suksesit të “Crime in full sun” (Krim në mes të ditës me diell).

Por “Bebel”, siç e quante veten ai, për të theksuar stilin e tij ekstravagant dhe tallës, ndryshon shpejt, duke u mbështetur te Jean-Luc Godard, i cili dëshiron që ai të jetë protagonist i “Deri në frymën e fundit” (1960) dhe më pas te “Pierrot le fou” (Pjerroi i çmendur) (1965).

Puna me mjeshtrin e padiskutueshëm të Valës së Re përfaqëson një sfidë për Belmondon: ai duhet të mbajë së bashku kanonet e aktrimit klasik dhe shtrembërimin e tyre, megjithatë ai ia del mbanë.

Belmondo luajti me Claude Sautet në “Asfalti që djeg” (1960), “Ai që gjuan i pari” nga Jean Becker (1961), “Kur të kthehet dimri” nga Henri Verneuil (1962), deri te “Spiuni” i mjeshtrit Jean Pierre Melville./ /ervo/ATSH-AFP/

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *