Matoshi: «A po bjen Mali i Zi falë një shqiptari proserb?». Konjufca: «E turpshme që Abazoviç qëndroi gatitu kur këndohej ‘Do të kthehemi në Kosovë‘». 8

Në Mal të Zi pati përleshje dhe të lënduar ndërmjet taborit proserb dhe atyre që duan një shtet të pavarur nga Beogradi. Shkak edhe kësaj radhe, si qe disa vite kur agjencitë ruse e serbe nisën aksionet për rrëzimin e qeverisë malazeze, ishte Kisha Ortodokse Serbe, e cila konsiderohet si: «Fronti i parë politik serb në Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi, për realizimin e të ashtuquajturës botë serbe», siç konstaton njëri nga politikanët më në zë malazez Ljubomir Filipović. Kjo me qëllim donte shuguroj mitropolitin e Kishës serbe Joanikije në Cetinje, manastir që konsiderohet si selia e shenjtë e Pjetrit malazez dhe është njëri nga monumentet konstitutive të identitet malazez.

Mijëra malazez ditë më parë bllokuan gjitha rrugët që çonin për në Cetinjë për ta penguar këtë «poshtërim të shtetit dhe kombit malazez», siç i tha njëri nga protestuesit gazetës «PaRrotlla». Ndryshe ishte çështja për koalicionarët shqiptarë të qeverisë proserbe. Ata protestën tentuan ta interpretojnë si puç të organizuar nga presidenti malazez Milo Gjukanoviç. Për më shumë, shefi i operacionit shtetëror të bartjes me helikopterë ushtarak të murgjëve parapolitik serb për në Cetinje doli të jetë zv/kryeministri Dritan Abazoviç, i cili deklaron të jetë i kombësisë shqiptare. Kampanja qeveritare për t’i difamuar protestat, mirëpo nuk u besua as nga zyrat ndërkombëtare: nga Praga dhe Brukseli u bënë protesta të ashpra kundër përpjekjeve serbe për të destabilizuar vendin fqinj, i cili është edhe anëtar i NATO-s.

Për dallim nga Tirana, në Prishtinë reagimet ndaj sulmit serb kundër identitetit malazez ishin të ashpra. Shumica abolute e analistëve, publicistëve dhe politikanëve në Kosovë dënuan ashpër veprimet e «bashkëkombësit» të tyre në favor të shovinizmit serb. Njëri nga analistët veteran në skenën publicistike të Prishtinës Halil Matoshi pyeti nëse do të dështojë shteti malazez me ndihmën e një shqiptari proserb. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konujfca e konsideroi si turp, sidomos qëndrimin gatitu e me respekt gjersa këndohej kthimi i dhunshëm i serbëve në Kosovë.

Për vendorët, të cilët e kanë votuar Abazoviçin, duket sikur të jenë dakord me drejtimin e tij, përkundër sjelljes së Abazoviç. Ata nuk reagojnë ende. Njëri nga votuesit e tij nga rrethi i Tuzit që s’donë të ç’anonimizohet e që gazeta jone e njeh dhe që sot është ndarë nga «Ura» e Abazoviç, thotë për «PaRrotlla»: «…gabuam. Edhe pse e dinim se ai dhe motra e tij Albana janë projekte të Beogradit dhe Moskës ia dhamë besimin, tash na vijnë faturat».

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *