Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se PDK do të fitojë pesë komunë në raundin e parë, pa balotazh.

“Ju siguroj që më 15 nëntor kur parashihet balotazhi, PDK do të këtë më shumë komuna nën drejtimin e PDK-së se sa kemi pas këto katër vite. Unë do të bëjë përpjekje me kolegët e mi, në komuna të caktuara që pesë komuna ti fitojmë  pa balotazh, në raundin e parë, komunat që i qeverisim sot”

“Strategjikisht ne besojmë që i mbajmë të gjitha komunat që e kemi pasur besimin qytetarë nga viti 2017, dhe do ti rikthejmë disa nga ato që i kishim fituar në 2017, në raundin e parë, por që pastaj të gjithë humbësit u bën bashkë për t ‘na mundur në raundin e dytë”, tha Krasniqi, në Politiko në Kanal10.

PDK në raundin e dytë kishte humbur gjashtë komuna, ndonëse i kishte fituar në raundin e parë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *