Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan,transmeton Aktuale.live

Kryeministri Kurti e njoftoi komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë. Gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi në kontakt e në koordinim që nga mesi i muajit korrik, tha kryeministri Kurti gjatë kësaj bisede.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *