Ka reaguar kryeministri Kurti pas ngjarjes qe ka ndodhur në Pejë, ku mbeten të vrarë dy persona, sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës shkruan Kurti, transmeton Aktuale.live

Postimi i plotë:

Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike.

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *