Policia e Kosovës ka mbyllur dje një laborator në Pejë, i cili kishte nisur punën pa licencë adekuate.

I njëjti laborator ishte mbyllur më 19 gusht 2021, por kishte filluar serish të kryente analiza në laborator me licencë të pezulluar dhe pa staf adekuat (biokimist), përfshirë teste rapid Sars COV-2, mostrat e të cilave ishin dërguar në një laborator tjetër në Pejë.

Gjatë trajtimit të rastit, hetuesit policorë kanë kuptuar se pronarja e laboratorit M.SH., (50), shtetase kosovare, kishte paguar një gjobë dhe nga organi kompetent i ishte lejuar hapja e laboratorit vetëm për renovim dhe për të vazhduar procedurat administrativë për licencim.

Inspektorët kanë përpiluar procesverbal mbi të gjeturat dhe më pas e kanë mbyllur laboratorin e së dyshuarës.

Po ashtu, policia dhe inspektorët kanë inspektuar edhe laboratorin tjetër ku ishin dërguar mostrat për testim, për të gjeturat edhe këtu është përpiluar procesverbal.

Hetuesit policorë e kanë intervistuar të dyshuarën në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas konsultimit me prokurorin nga PTH Pejë, rasti i iniciuar ‘ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’, vazhdohet të trajtohet në procedurë të rregullt.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *