Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (MPJD) që drejtohet nga Donika Gërvalla, ka ngatërruar përsëri flamujt e shteteve, teksa kanë uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë.

Në postimin e publikuar faqen zyrtare në “Twitter” të MPJD-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Moldavisë. Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me Moldavinë”, është teksti origjinal i postimit.

Se flamuri është i Moldavisë e tregon edhe vetë “Twitter”-i vetëm nëse e afron kursorin dhe shënon “flag of Moldova”.

Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njejta, megjithatë dallojnë jashtëzakonishtë shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *