Kosova ka humbur ndeshjen kundër Spanjës  me rezultat 0-2, ne stadiumin “Fadil Vokrri”

‘Dardanët’ e nisën ndeshjen shumë më mirë që patën disa raste përmes kundërsulmeve, megjithatë nuk arritën ti konkretizojnë.

‘Furia e Kuqe’ arriti të kalojë në epërsi në min e 32’ ku pas një aksioni të bukur shënoi Pablo Fornals për rezultatin e pjesës së parë 0-1.

Edhe në pjesën e dytë Kosova pati më shumë nga loja ishte Milot Rashica që doli përballë portierit por pa arritur të shënojë.

Edhe Vedat Muriqi pati një mundësi të mirë por që u tregua i pasaktë.

Krejt në fund të lojës ishte Ferran Torres që shënoi në min e 90’ për 0-2.

Me këtë fitore Spanja prin në grupin B me 13 pikë, ndërsa Kosova ka 4 pikë dhe radhitet e 4 në tabelë.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *