Në konferencën për medie, pas mbledhjes së qeverisë, Vitia tha se kanë hartuar planin për ngritjen e kapaciteteve për spitalet fushore.

“Bazuar në ditët e fundit besojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme. Ne kemi përfunduar edhe rekrutimin e personelit shëndetësor”, tha ai.

Krahas kësaj, ministri i Shëndetësisë bëri thirrje për vaksinim.

“Në stoqet tona kemi mbi 600 mijë vaksinave të sigurta, prandaj qytetarët duhet të vaksinohen”, tha ai.

E në bazë të analizave të IKShPK-së, Vitia thotë se do të jetë e nevojshme vaksina e tretë për cka kanë filluar edhe negocimin për blerjen e 1 milion vaksinave të tjera.

“Në bazë të analizave të IKShPK-së në vend do të jetë e nevojshëm vaksina e tretë, ne kemi filluar negocimin edhe për blerjen e 1 milion vaksinave tjera”, tha ministri Vitia.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *