Së paku 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në Qendrën Modulare në Spitalin e Tetovës. Në këtë Qendër po trajtoheshin të sëmurit me COVID-19.

Më shumë se 30 zjarrfikës të cilët kanë intervenuar me 7 makina për thuajse gjysmë ore kanë arritur që të shuajnë zjarrin në spitalin modular në Tetovë.

Sasho Trajçevski nga njësiti i zjarrfikësve deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh, dhe se nga spitali janë nxjerr viktima. Por kjo pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht.

“Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *