Me këtë rast, në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Radoniqi ka kërkuar nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore t’i respektojnë gjitha masat dhe kufizimet për Covid 19 dhe rregullat e vendosura nga KQZ.

Kujtojmë që partitë opozitare kanë kërkuar që të shkurtohet fushata zgjedhore, ndërsa Vetëvendosje ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

Lidhur me këto çështje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën priti në takim liderët e partive politike, me ç’rast pas takimeve ajo ka deklaruar se në mungesë të konsensusit të partive politike nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se ato do të mbahen me 17 tetor.