“Kosova nuk do të bëhet pjesë e nismës së “Open Balkans”, tha ai, raporton Zeri.info.

Ai tha se nuk e konsiderojmë interes të Kosovës me një Serbi e cila i mohon krimet dhe nuk e njeh pavarësinë.

“Qeveria e Kosovës është Republikë e një shteti sovran, ne e përfaqësojmë popullin e Kosovës pas zgjedhjeve qe i kemi fituar masivisht, dhe çfarë do bashkëpunimi që zhvillohet në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë interes të Kosovës me një Serbi që mohon krimet dhe nuk e njeh pavarësinë, të bëhemi bashkë e të vendoset me shumicë votash aty”, tha Kurti.

Kurti tha se për raporte normale në Ballkanin perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova por Serbia, ku sipas tij trysnia duhet të jetë mbi Serbinë e jo Kosovën.

“Për raporte normale në Ballkanin perëndimor nuk duhet të ndryshojë Kosova por Serbia. Trysnia nuk duhet të jetë mbi Kosovën por mbi Serbinë e cila i mohon krimet dhe e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Zëri

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *