Forca e Sigurisë së Kosovës do të merr pjesë në njërën nga garat më të mëdha ushtarake në botë “Cambrian Patrol 21”.

“Cambrian Patrol”, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, është një garë shumë sfiduese dhe prestigjioze ushtarake ku marrin pjesë ekipe të ushtrive nga mbarë bota.

Në këtë garë testohen të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit modern, ku rol të rëndësishëm luajnë aftësitë e udhëheqjes, vendosmëria dhe niveli i qëndrueshmërisë.

FSK do të merr pjesë me një ekip të përgatitur dhe trajnuar mirë. Për t`iu dëshiruar sukses në garë pjesëtarët e FSK-së i ka takuar zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneral major Enver Cikaqi, i cili shprehu bindjen e tij se ata do të kthehen nga kjo garë me një fitore.

“Jeni një ekip me plot motiv të përkushtuar prandaj presim nga ju edhe rezultate”, ka thënë gjeneral major Cikaqi.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *