Haradinaj tha se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Biseduam për pritjet dhe i prezantova qëndrimin e AAK-së që synojmë një marrëveshje obligative gjithëpërfshirëse për njohje reciproke, Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues, sepse kjo marrëveshje nëse arrihet jo vetëm që i zhbllokon shumë çështje që kanë mbetur pezull si statusi i vendit kandidat, liberalizimi, kjo marrëveshje e shpejton zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin në NATO. Është tepër me rëndësi roli i presidentit Biden, në mënyrë që një marrëveshje e tillë të ketë përkrahjen e aleatëve tanë”, tha Haradinaj, raporton EO.

Ndërsa, Haradinaj nuk ka komentuar çështjen e hapjes së  arkivave të UÇK-së.