Tashmë qytetarët e regjionit të Ferizajt nuk do të kenë nevojë të shkojnë më për shërbime radiologjike të CT në Prishtinë.

Kjo pasi sot është përuruar Tomografia e Kompjuterizuar (CT), 128 shtresore në Spitalin e Ferizajt, teknologji e fundit moderne.

Ky investim është bërë nga Ministria e Shëndetësisë, përmes huamarrjes nga Banka Botërore dhe i gjithë projekti përfshirë edhe adaptimin e infrastrukturës kap vlerën prej rreth 800 mijë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, bashkë me zëvëndësministrat e shëndetësisë Dafina Gexha dhe Arsim Berisha, kanë

Krasniqi falënderoi ministrin Vitia dhe zëvendësministrat për këtë investim të domosdoshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, duke njoftuar se ky spital ishte i vetmi që deri më tani nuk kishte aparat të CT.

Ai gjithashtu njoftoi se gjatë muajit tetor pritet të instalohet edhe një mamograf digjital, pjesë e investimit në fushën e radiologjisë.

Me këtë rast drejtori Krasniqi shprehu vlerësimet për menaxhmentin dhe stafin shëndetësorë për angazhimin në menaxhimin e pandemisë COVID-19, duke ritheksuar nevojën për vaksinim dhe zbatim të masave anti-COVID.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *