Pas deklaratave te deputetit te PDK-së Bekim Haxhiu i cili tha se kishte një marrëveshje qe PDK mos të kete kundër kandidat për zgjedhjet lokale në komunen e Skenderajt, por te bashkpunohet me Bekim Jasharin, ky i fundit ka reaguar përmes rrjetit te tij social facebook.

Postimi i plotë:

Fakte që nuk mund t’i mohoj askush,

Për të vërtetat në lidhje me mbështetjen e ish kryetarit të PDK-së, z. Kadri Veseli dhe ish Presidentit Hashim Thaçi, për shumë përgjigje ndaj propagandave të ulëta dhe për vendosmërinë time për të vazhduar udhëheqjen me dinjitet për qytetarët e Skenderajt, ju ftoj që ta ndiqni intervistën e deputetit, z. Bekim Haxhiu, njëri nga deputetët më të votuar të PDK-së, në Skenderaj dhe në nivel vendi, të cilin e falënderoj për korrektësinë dhe mbështetjen e dhënë.

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris që kam qenë dhe do mbetëm i pavarur, në shërbim të qytetarëve të vendit tim dhe në jetësim të idealit tonë shekullor që nuk njeh as parti e as interesa të ngushta grupore.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *