Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Zonës Operative të Llapit, Muharrem Mahmutaj “Rremi”, në profilin e vet në “Facebook” i ka parashtruar një pyetje publike deputetit të tashëm të Vetëvendosjes, ish-të burgosurit politik, Hydajet Hysenit, se a është qëndrim zyrtar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes deklarata e deputetit të LV-së, Haxhi Avdylit, rreth akuzave të tij për vrasje të pjesëtarëve të LDK-së, nga UÇK-ja.

Mahmutaj e ka pyetur deputetin Hyseni se pse po heshtë për këto akuza kur e njeh vet Calin sepse gjatë luftës edhe të ka bërë konak.

Postimi i plotë i Mahmutajt:

Pyetje publike për mikun tim Hydajet Hyseni

Veç një pyetje e kam miku im Hydajet Hyseni. Ti e njeh mirë Sali Mustafën -Calin. Ja njeh vlerat. E njeh edhe si të burgosur politik por edhe si luftëtar të UÇK-së. E kemi takuar bashkë edhe në ditët e vështira të luftës.

Na ka pas kthye bukë e bo konak. A pajtohesh me akuzat qe ja bëri Calit kolegu yt deputet nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli dhe a është ky qëndrim i Grupit tuaj parlamentar? Fol Hyd se ty nuk të ka hije heshtja! Ke fol dhe ke qenë frymëzim për ne kur ka qenë edhe me vështirë. A të kujtohet Hydë sa shpesh e kemi këndur bashkë me Calin këngën e rapsodëve të Tropojës për ty.

“Përgjithmonë ne pranë e kemi trimin tonë Hydajet Hyseni ..”

Mos na e vrajë këngën!

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *