Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, ju siguroj që veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshje për lëvizje të lirë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serb.

Ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim të cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve serb apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi.

Sikurse dje, sot, por edhe nesër, qytetarët serb do të lëvizin lirshëm, të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, dhe nga unë si kryeministër i saj.

Pres nga të gjithë qytetarët që ta kuptojnë drejtë, se sot nuk po ndodhë asgjë e jashtëligjshme apo diskriminuese. Sot vetëm po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar Serbia me ndihmën e Bashkimit Evropian, sepse liria e lëvizjes është edhe e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë evropiane.

Andaj, i lus qytetarët serb të vazhdojnë ritmin e përditshmërisë pa shqetësime dhe brenga se po iu cenohet ndonjë e drejtë.

Ju të gjithë jeni qytetarë të barabartë të këtij vendi me të gjitha të drejtat dhe detyrimet.

Barazia për neve është vlerë të cilën e zbatojmë në praktikë, dhe le të angazhohemi së bashku për të mirën tonë të përbashkët.

Fjala e Kryeministrit Kurti në seancën e sotme parlamentare.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *