Kurti për pjesëmarrjen në luftë: Pyesni Remin e Selimin a kam qenë në UÇK

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetit të PDK-së Abelard Tahiri dhe kryeministrit Albin Kurti, për pjesëmarrjen e këtij të fundi në luftë si i uniformuar.

Kurti tha se për pjesëmarrjen e tij në luftë duhet të pyetur ish komandantët e UÇK-së.Ai madje tha se ka qenë sekretar i Adem Demaçit dhe se ai ishte pjesë e luftës.

“A kam qenë unë UÇK, pyesni Sylejman Selimin dhe Rrustem Mustafën. Këta dy pyeti se a kam qenë në UÇK apo jo. Adem Demaçi a ka qenë në UÇK, pra unë kam qenë sekretar i tij”, tha ai.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, iu drejtuar Abelard Tahirit se “je i fundit në PDK që flet për UÇK, ka plotë te tjerë para teje.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *