Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga sot e deri në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, transmeton Aktuale.live
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *