Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka folur rreth situatës së krijuar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Sveçla, në një intervistë për A2 CNN, tha se nuk pret përshkallëzim të situatës në veri.

Sipas kreut të MPB-së vendimi për reciprocitetin në targa është i drejtë dhe i ligjshëm dhe cilido që e vë në diskutim këtë do të vinte në dyshim sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës.

“Ne nuk presim një përshkallëzim. Duket se nuk ka një energji të theksuar nga strukturat paralele për të përshkallëzuar situatën. Ne jemi të vendosur që ligjshmëria të zbatohet në këtë çështje, duke zbatuar ligjin t’iu shërbejmë edhe qytetarëve atje. Çfarë bën Serbia që prej çlirimit të Kosovës është që lufton shtetësinë e Kosovës. Çdo vendim i saj nuk është befasi për ne. Jemi të vendosur që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Jemi të gatshëm për marrëdhënie fqinjësore me të gjithë ata fqinjë të cilët janë konstruktivë në raportet e ndërsjella”

.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *