Barcelona nuk e ka nisur mirë këtë edicion në La Liga, ku pas pesë ndeshjeve të zhvilluara ka vetëm nëntë pikë.

Ndeshjen e fundit katalunasit barazuan pa gola 0-0 në udhëtim te Cadiz dhe kjo ka bërë që ambienti te Barcelona mos të jetë aspak i qetë.

Trajneri holandez Ronald Koeman deklaroi se kjo është forca e Barcelonës, por ai është në rrezik të shkarkohet nga drejtuesit e klubit.

Por kundër trajnerit ka dal mesfushori spanjoll Sergi Roberto, i cili kërkon që skuadra e tij të luftojë për titull të kampionit.

Reprezentuesi spanjoll ka deklaruar se te Barcelona duhet të fitohet titulli, pasi atij personalisht nuk i mjafton të renditet në mesin e katër skuadrave më të mira të La Ligas.

“Këtu duhet të fitosh kampionatin. Mua nuk më mjafton që të renditem mes katër skuadrave të para të LaLigas. Jemi Barcelona dhe nuk ka vend për justifikime”.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *