Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka thirrur në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës, pas situatës së krijuar në veri të vendinit si pasojë e kundërshtimit të reciprocitetit të targave nga serbët.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.

“Në mbledhje u shqyrtua situata e sigurisë në Republikën e Kosovës pas fillimit të zbatimit të vendimit për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë. Në veçanti u diskutua koordinimi i mëtejmë i veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend.Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *