Sipas Meteo Kosova, në ultësira të caktuara të Kosovës pritet që nesër të bie borë, teksa është paralajmëruar se në viset malore, trashësia e borës mund të arrijë mbi 20 centimetra.

Temperaturat do të sillen në mes të 2 dhe 8 gradë celsius.

Njoftimi i plotë:

Bora drejt nesh!

Ashtu siç ishte paralajmëruar, përpos reshjeve të shiut që do të karakterizojnë pjesën dërrmuese të Kosovës në ditën e Enjte, po ashtu pritet t’i kemi edhe reshjet e para të borës në ultësira të caktuara të Kosovës. Reshjet më të përqëndruara do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, pritet të jenë fare të pakta.

Në zonat malore, veçanërisht në jug të vendit, trashësia e borës pritet të arrijë mbi 20 cm! Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, respektivisht gjatë pasditës, me maksimale prej 2 deri në 8°C në shkallë vendi.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *