Kryeministri i vendit Albin Kurti, është i pajisur me vizë amerikane dhe se shumë shpejt do të udhëtojë për në ShBA.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, duke demantuar deklarimet në disa media, se kryeministrit Kurti i është refuzuar viza nga ana e ShBA-së.

“Nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti është i pajisur me vizë amerikane. Ai do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti. Vizita e tij është duke u planifikuar”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *