Ngjarjet e datës 8 nëntor

Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së diskuton lidhur me caktimin e datave për intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë, 09:30- 16:00)

FSSHK organizon protestë para Qeverisë së Kosovës. (Ora 10:00)

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Drejtësisë. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pret në takim komandantin e Komandës Regjionale Perëndim (RCW), kolonel Andrea Bertazzo. (Salla e Asamblesë Komunale Deçan, ora 10:30)

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

Kandidati për kryetar nga PDK-ja, Shaqir Totaj, prezanton projektin “Transformimi i parkut të qytetit me infrastrukturë moderne dhe parkingu nëntokësor”. (Parku i Qytetit Prizren, ora 11:00).

Kryetari i Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, shpalos programin për projektet infrastrukturore. Në konferencë merr pjesë edhe ministri i Mjedisit, Liburn Aliu. (Hotel “City”, në afërsi të zyrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ora 12:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi për Prishtinë, ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga restorant “Simphony”, ora 13:00)

Promovohet libri “Rrënjë” i autores Ulpiana Maloku, përmes leximit skenik me regji të Kushtrim Mehmetit. (Qendra “Libart”, objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)

Kryetari i Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka mban tubim. (Salla e edukatës fizike të gjimnazit “Gjon Buzuku”, ora 19:00)

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *