Austria kufizon ndjeshëm jetën e të pavaksinuarve, mes rritjes së nivelit të infektimeve. Nga kjo e hënë vetëm personat e vaksinuar apo që janë shëruar nga COVID-19 mund të shkojnë në restorante, kafene, të marrin pjesë në evente më shumë se 25 persona apo të kenë një jetë normale sociale.

 

Testi negativ i COVID-it nuk do të jetë më i mjaftueshëm e nuk do të barazohet më me certifikatën e gjelbër. Masa nis të zbatohet pas gati10 mijë rasteve të shënuara në fundjavë. Vetëm 64 përqind e austriakëve janë të vaksinuar, një prej niveleve më të ulta ky në Evropën perëndimore

“Nga e hëna vetëm personat e shëruar apo të vaksinuar plotësisht do të mund të hyjnë në restorante, hotele, facilitete mjekësore, spitale apo qendrat e kujdesit për të moshuar. Qëllimi është të nxisim vaksinimin dhe të reduktojmë ndjeshëm numrin e personave të pa vaksinuar”, deklaroi kancelari austriak Alexander Schallenberger, raporton A2news.

Me situatë të ngjashme përballet edhe Gjermani ku niveli i infektimeve me koronavirus kapi rekorde të reja. Vendi ka regjistruar 201.1 raste për 100 mijë banorë gjatë javës së fundit, duke tejkaluar rekordin prej 197.6 rastesh në dhjetor të vitit të kaluar.

Edhe pse shifrat janë më të ulta se në vende të tjera evropiane, kambanat e alarmit po bien për atë që është quajtur pandemia e të pavaksinuarve. Vetëm 67 përqind e popullsisë prej 83 milionë banorësh është imunizuar në Gjermani, ku ndryshe nga shtete të tjera europiane autoritet nuk e kanë bërë të detyrueshme vaksinën për asnjë grup profesional.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *