Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka thënë nuk do ta krahasonte Kosovën me Republikën Sërpska , si një entitet në Bosnje Hercegovinë.

Ajo madje deklaroi se nuk do t’i ndërlidhte në asnjë mënyrë.

”Unë nuk do ta krahasoja Kosovën dhe Republikën Sërpska si një entitet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe as nuk do t’i lidhja në asnjë mënyrë. Këto janë çështje të veçanta dhe ne kemi të bëjmë me Bosnje e Hercegovinën ndaras nga dialogu Kosovë-Serbi. Nuk dua të spekuloj se entiteti boshnjak i Republikës Sërpska, duhet të jetë monedha për koncesionin e Serbisë ndaj Kosovës. Thjesht nuk e duam këtë që kur u ndal ndarja”, ka thënë Viola von Cramon, për Aljazira Balkan.

Ajo poashtu theksoi se është e nevojshme që këto vende t’i drejtohen demokratizimit të tyre, zgjidhjes paqësore të çështjeve të brendshme dhe zbatimit të plotë të reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe jo krijimit të vazhdueshëm të tensioneve dhe nacionalizimit.

Viola Von Cramon duke folur për marrëdhëniet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe me sfidat të cilat përballen, tha se kriza aktuale i takon Bashkimit Evropian se sa i rëndësishëm është rajoni i Ballkanit Perëndimor për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm evropian.

“Ka shumë çështje në rajon, por dy janë dialogu strukturor ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe Bosnjë Hercegovinës. Të dyja çështjet kanë tërhequr shumë vëmendje, duke përfshirë krizën e fundit në veri të Kosovës (targat, lufta kundër korrupsionit) dhe kriza e vazhdueshme institucionale në Bosnje-Hercegovinë. Fatkeqësisht, rajoni nuk është një vend më i mirë, as më afër Bashkimit Europian, pavarësisht përpjekjeve tona për ta sjellë atë në klubin evropian sa më shpejt të jetë e mundur”, tha von Cramon.

Pyetur nëse largimi i Angela Merkelit nga politika do të ndikonte në pikëpamjen e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se ata shpresonin se qeveria e re gjermane do të kishte një qasje më të fortë dhe më strikte në rajon

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *