LDK në Dragash ka nënshkruar dje marrëveshje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e LDK-së në këtë komunë.

Sipas kësaj marrëveshje LVV do të mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetarë në balotazhin e 14 nëntorit.

“Arrihet marrëveshja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)- Dega Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV)- Qendra Sharr. Na priftë e mbara!”, thuhet në njoftim.

Në foton e shpërndarë nga dega e LDK-së, shihen bashkë kandidati i LDK-së për kryetarë të Dragashit, kryetari i Qendrës së LVV në Dragash, bartësi i listës së LVV në zgjedhjet lokale dhe zyrtarë tjerë të LDK-së e LVV-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve në këtë komunë, kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 34.76% të votave. Kundër kandidati nga ana e PDK-së, Shaban Shabani ka marrë 33.69%.
VV ka marrë 17.75%.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *