Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar në Kroaci me ftesë të homologut kroat Mario Banozic për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut.

Mehaj ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

“Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banozic, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë.Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezentuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë”, ka thënë ai.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *