Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka publikuar disa të dhëna për raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel, më 14 nëntor.

Elezi ka thënë se procesi i votimit do të mbahet në 66 % të vendvotimeve.

“Kjo është harta e raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që do të mbahet këtë të diele, më 14 nëntor 2021. Harta tregon se nga aspekti organizativ procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571”, ka shkruar Elezi në një postim në Facebook.

Zëdhënësi i KQZ-së ka thënë se numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues.

Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 21 komuna, kurse fushata zgjedhore ka nisur ditën e hënë. /Telegrafi/

 

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *