Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se qytetarët e Prizrenit kanë vendosur për ndryshim në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Kujtim Gashi në një konferencë për medie tha se ende nuk është koha për të festuar, pasi duhet numëruar secila votë.

“Prizreni tashmë ka vendosur për ndryshim. Është një natë e mrekullueshme për të gjithë komunitetin dhe qytetarët e komunës së Prizrenit… Por nuk është koha për të festuar akoma pasi që nata nuk ka mbaruar ende. Duhet të presim komisionarët që do të qëndrojnë deri në fund dhe të numërojnë çdo votë të qytetarëve të komunës së Prizrenit, të cilët kanë vendosur për ndryshim”, tha ai.

Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka kundërkandidat Mytaher Haskukën nga Lëvizja Vetëvendosje./KP

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *