Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar Përparim Ramën që pritet të jetë tashmë pasardhësi i tij në krye të Komunës së Prishtinës.

Po ashtu, Ahmeti ka pasur disa fjalë edhe për Arben Vitinë duke e përgëzuar për punën.

Statusi i plotë:

Tash është e qartë – kryetari i ri i Prishtinës do të jetë Përparim Rama

Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve.

Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Unë sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushatën e rezultatin. Duke e njohur, e di se nuk do të jetë fundi i angazhimit tij publik.

P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *