Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur emërimin e Dr. Rifat Latifit në postin e ministrit të shëndetësisë dhe i ka uruar sukses atij.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një fotografi me tashmë ministrin e Shëndetësisë, të shkrepur në maj të këtij viti në shtëpinë e tij në Gllogjan.

“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *