Qeveria e Kosovës ka prezantuar grupin punues për Strategji të Energjisë 2022-2031, me ç’rast kryeministri Albin Kurti ka thënë se sektori i energjisë është sektori prioritar për Qeverinë e Kosovës sektor ky që prek çdo aspekt të jetës së qytetarëve tanë.

Kryeministri Kurti tha se gjatë 20 viteve të fundit në vend nuk ka pasur asnjë vendim në të mirë të qytetarëve për këtë sektor, prandaj siç u shpreh ai me anë të kësaj strategjie do të sigurohet furnizim i rregullt të energjisë për amvisëri ashtu edhe për biznese, për të pasur zhvillim ekonomik dhe punësim.

Kurti: Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amvisërit ashtu edhe për bizneset

“Gjatë 20 viteve të fundit sektori i energjisë në vend nuk ka pasur pothuajse asnjë vendim në të mirë të qytetarëve që është bazuar në studime, analiza shumë dimensionale e të dhëna faktike. Ne duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amvisëritë ashtu edhe për bizneset, në mënyrë që të kemi një jetë normale për qytetarët si konsumator si dhe zhvillim ekonomik, industrial e punësim në vend. Strategjia e energjisë 2022-2031, është strategjia e parë e energjisë në Kosovë, e cila përpos që do të bazohet në të dhëna dhe do përpilohet nga ana e ekspertëve, është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente”, u shpreh Kurti.

Me këtë strategji të energjisë, Kurti tha se prioritet do të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë.

Kurti: Bashkëpunim në radhë të parë me Shqipërinë

“Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme e zhvillimit të një strategjie kombëtare të energjisë dhe identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që sektori jonë I energjisë të niset për një tranzicion të drejt energjetik, do ët ruaj sigurinë e furnizimit, do të promovoj energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera”, theksoi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se me këtë strategji dhjetë vjeçare do të ketë rol në tranzicionin energjetik për de-karbonizim dhe energji të pastër.

Këtë dokument e ka quajtur të rëndësishëm jo vetëm për sektorin e energjisë, por edhe për sektorin e ekonomisë dhe për shtetin e Kosovës.

Rizvanolli: Vizioni që na udhëheq gjatë hartimit të kësaj strategjie- rruga drejt dekarbonizimit

“Jemi të angazhuar që së bashku me ju të zhvillojmë një strategji që do të siguroj tranzicion energjetik për vendin tonë, por gjithashtu tranzicion energjetik i cili siguron edhe drejtësi sociale për qytetarët tonë. Vizioni që na udhëheq gjatë hartimit të kësaj strategjie është rruga afatgjate drejt de karbonizimit deri në vitin 2050. Ndërkohë që ne ruajmë sigurinë e energjetike dhe përballueshmërinë për konsumatorët, duke rritur përdorimin e energjisë së pastër dhe sigurojmë integrim rajonal të energjisë në mënyrë ekonomikisht të qëndrueshme”, theksoi Rizvanolli.

Pjesë e hartimit të kësaj strategjie, përveç ekspertëve të fushës do të jenë edhe ata nga shoqëria civile./KP

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *