Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka uruar ambasadorin e ri amerikan në Kosovë, Jeffery Hovenier, që u konfirmua në këtë post nga Senati amerikan.

“Urime për Jeffery Hovenier që u konfirmua si ambasador i ri në Republikën e Kosovës. Mezi presim për të mirëpritur në Prishtinë dhe të zhvillojmë edhe më tej partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-së. Bashkë më të fortë”.

Senati këtë të premte ka njoftuar për konfirmimin e tij përmes një postimi në Twitter.

Jeffrey Hovenier e zëvendëson Philip Kosnettin. Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi.

Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Europën Qendrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *