Në një përgjigje nga ky departament kanë thënë se po organizojnë provime edhe përgjatë ditëve të vikendit, derisa kanë bërë të ditur edhe arsyet e shkaktimit të vonesave.

“Pritjet janë si pasojë e pandemisë, që gjatë testimit kemi qenë të obliguar në kufizimin e numrit të kandidateve që i nënshtrohen provimit  në sallat e testimit, gjithashtu vlen të potencohet që vonesat kanë qene edhe në mungesë të pyetësve nga pjesa praktike e provimit. Si Departament i Patentë Shoferit  kemi ndërmarrë masat per zvogëlimin e aftit të pritjeve, ku kemi dhe jemi  duke organizuar provime edhe ditën e shtunë”, thuhet në përgjigje.

Po ashtu, është shpresuar se do të rritet numri i pyetësve në mënyrë që të reduktohen pritjet.

“Sa i përket shtimit të numrit të pyetësve është kompetencë e Departamentit të Automjeteve, Ne si Departament kemi kërkuar që të fillohet trajnimi dhe Licencimi i Pyetësve të drejtimit dhe mendoj që shumë shpejt do të kemi edhe një numër të pyetësve të licencuar që do ishte e mirë se ardhur për zbutjen e pritjeve  të testimit të kandidatëve të cilët i nënshtrohen provimit”, thuhet më tej në përgjigjen e tyre.

Lajmi.net ka pyetur edhe për efektshmërinë e vendosjes së kamerave përgjatë provimeve praktike, megjithatë nga ky institucion nuk kanë dhënë informata të detajizuara lidhur me të.

“Kamerat në pjesën praktike janë të vendosur për rritjen e transparentes  dhe këto e kanë një efekt pozitiv në testimin praktik”, është thënë në përgjigjen e MI-së.

Kujtojmë se përgjatë këtij viti dhe vitit të kaluar, pritjet për t’iu nënshtruar provimit teorik, e posaçërisht atij praktik, kanë zgjatur me muaj. /Lajmi.net/