Burime të Indeksonline, brenda MM-së, bëjnë të ditur se tre politikanët kosovarë pritet të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.

Kujtojmë se presidentja e Republikës ka pranuar ftesë për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.

Ajo ka falënderuar Presidentin Biden për ftesën e dërguar ndërsa ka thënë se Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci.

Po ashtu, vlen të theksohet se edhe ministri i Mbrojtjes ka intensifikuar takimet me ndërkombëtarët, duke vizituar herë pas here në SHBA-të.