Në parkun Shebenik-Jaballancië vijon markimi i shtigjeve nga specialistët e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Elbasan, të mbështetur edhe nga PONT (Prespa Ohrid Nature Trust).

Sipas ADZM Elbasan, krahas markimit/shenjimit po punohet edhe për përmirësimin e shtegut duke pastruar nga gurët dhe degët me qëllim që shtigjet të jenë të aksesueshëm nga vizitorët e parkut.

AdZM po punon edhe për hartëzimin e destinacioneve më të rëndësishëm të këtij parku si edhe të shtigjeve natyrore që nevojiten për mbërritjen në këto destinacione.

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë vijon të jetë një ndër destinacionet turistike të preferuara nga turistët vendas e të huaj edhe në stinën e vjeshtës. Numri i vizitorëve në këtë sezon ka arritur në rreth 21 mijë vizitorë.

Parku Kombëtar Shebenik – Jabllanicë shtrihet në verilindje të vendit tonë dhe ka sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, kullotat, tokat bujqësore etj. Në këtë park turistët kanë mundësi të shijojnë liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë./atsh

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *