Edhe pse është një problem me të cilin prishtinasit përballen tash e sa kohë, ajri në kryeqytet edhe sonte është i ndotur, aq sa i bën dëm shëndetit të secilit.

 

Sipas matësve të AQI-së, ajri në Prishtinë është i dëmshëm sepse kap vlerën 158 mikrogram për metër kub.

Ajri në këtë gjendje cilësohet si i pashëndetshëm sidomos për personat e ndjeshëm.

Këtu hyjnë fëmijët, pleqtë dhe ata që kanë sëmundje me frymëmarrje. Për këta persona rekomandohet që të evitojnë daljet jashtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka njoftuar për motin e dy ditëve të ardhshëm, por nuk ka përmendur diçka për cilësinë e ajrit në Prishtinë.

E  edhe në raportin e tetorit të publikuar nga IHMK për cilësinë e ajrit del se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk ishte në nivelin e pranueshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *