Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e katër e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm, transmeton Aktuale.live
Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi. Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius. Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
May be an image of map

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *