Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Kështu ka reaguar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari e ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Ahmeti në këto çaste të rënda pikëllimi e dhimbjeje, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të të lënduarve.

“Sa shumë dhimbje që na solli mëngjesi i sotëm. Aksidenti i tmerrshëm i trafikut në Bullgari mori jetën e kaq shumë qytetarëve tanë. Në këto çaste të rënda pikëllimi dhe dhimbjeje, shpreh ngushëllime më sinqerta për familjet e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari dhe lus Zotin t’ju falë durim familjarëve dhe shërim të lënduarve” , ka shkruar Ahmeti në “facebook”.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *