Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 46 qytetarë, kryesisht nga Maqedonia e Veriut.

Ajo në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Kosova ndanë dhimbjen me familjet e viktimave.

Duke kujtuar aksidentin tragjik në Kroaci, Osmani ka thënë se Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, derisa ka shprehur gatishmërinë për t’i dalë në ndihmë Maqedonisë së Veriut.

“E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona.

Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit.

U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia.

Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar ajo.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *