Me qëllim të vaksinimit të nxënësve me vaksinën kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë me ekip mobil do të filloj sot  vaksinimin e nxënësve në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, transmeton Aktuale.live

Vaksinimi bëhet në bashkëpunim me drejtuesit e shkollës dhe do të zhvillohet nga ora 13:00 në mjediset e kësaj shkolle.

Prindërit ose kujdestarët ligjorë të nxënësve që do të vaksinohen, pasi të kenë dhënë deklaratën e pajtueshmërisë për vaksinim, janë të mirëpritur, nëse duan për të përcjellë nga afër vaksinimin.

Procesi i vaksinimit me ekipe mobile nëpër shkollat dhe nivele e tjera do të vazhdojë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë komunale për Arsim, ndërsa krahas vaksinimit përmes ekipeve mobile, qytetarët e të gjitha kategorive dhe grup-moshave, mund të vaksinohen çdo ditë pune edhe në qendrat statitke të vaksinimit me vaksinën kundër COVID-19.

MSh u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar ende apo që nuk e kanë kompletuar procesin e vaksinimit me të dy dozat që ta bëjnë këtë, sepse në këtë kohë kur shtetet e rajonit dhe të kontinentit evropian po përballen me numër të lartë të rasteve të COVID-19, vaksinimi është preventiva dhe mbrojtja më e mirë

 

#Vaksinohu!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *