Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, takohen sot në Elbasan, ku edhe do ta mbajnë mbledhjen e përbashkët. Mësohet se janë rreth 15 marrëveshje që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje të përbashkët.

Fokusi i kabineteve qeveritare do të jetë në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe lehtësimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Njohësit e proceseve politike të të dyja shteteve, kanë sugjeruar qeveritë të shmangin dallimet për iniciativën rajonale Ballkani i Hapur dhe të fokusohen në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kjo është mbledhja e shtatë me radhë e dy qeverive.

Ja agjenda:

09.45– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10.00– Mbërritja e Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Në mbërritje, kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

11.20– Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11.30– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

12.05– Foto e përbashkët

13.10– Forumi i Biznesit Shqipëri-Kosovë

Bashkëbisedim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *