Po vijon mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se me marrëveshjen e nënshkruar, Kosova dhe Shqipëria do të kenë vetëm një abetare, pra një të unifikuar, shkruan lajmi.net.

“Abetarja është një libër themelor për këdo që hyn në rrugën e arsimit dhe prej shuëm vitesh tanimë është një libër i cili bazuar edhe në ligjin e arsimit që ne kemi njësoj si librat e tjerë është trajtuar si një tekst me shumë alternativa. Ajo që ne kemi dakordësuar është që të kemi vetëm një abetare dhe me shumë kënaqësi duam që ta ndajmë së bashku këtë objektiv në mënyrë që nëse biem dakord sot të kemi një abetare të gjuhës shqipe në Shqipëri, në Kosovë dhe apstaj së bashku këtë abetare unike të gjuhës shqipe ta kemi në të gjithë trojet apo në të gjithë hapësirat ku fëmijët mësojnë të lexojnë dhe shkruajnë gjuhën shqipe”, përfundoi Rama.

Rama kërkoi nga ministrat e tij që zotimet e sotme t’i kenë në krye të agjendës së tyre të punës.

By admin2

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *